top of page

Specialitetet

PROBLEMET MARRËDHËNORE

Mund të keni vënë re se së fundmi jeni duke përjetuar vështirësi në marrëdhëniet tuaja qoftë më miqtë, familjarët apo kolegët në punë. Kjo mund të jetë në formën e një konflikti, pasigurie, refuzimi, zhgënjimi apo vështirësie për të marrë një vendim mbi marrëdhënien. Seancat terapeutike mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më qartë problematikat dhe natyrën e marrëdhënies, të komunikoni më mirë me personin tjetër, të shihni cilat janë modelet e sjelljes që karakterizojnë këtë marrëdhënie dhe si rezultat final të mund të përmirësoni, ndërtoni marrëdhënie më të shëndetshme apo të largoheni prej saj.

KËSHILLIM INDIVIDUAL

Një proces i cili i përshtatet çdo personi sipas nevojave përkatëse, në të cilin punohet për të menaxhuar probleme të shëndetit mendor si depresioni, ankthi, abuzimi me substancat, ofrohet këshillim mbi karrierën, punohet me probleme marrëdhënore (familja, martesa, shoqëria, kolegët), trajtohen stresorë të jetës së përditshme apo këshillim mbi rritjen personale.

ANKTH

Nëse vini re se jeni duke përjetuar disa nga shenjat apo simptomat e listuara më poshtë të cilat janë tregues të ankthit, mund të kontaktoni për të lënë një takim. Këto shenja përfshijnë:
-Nervozisëm, gjendje tensioni, rrahje të shppejtuara të zemrës, hiperventilim (frymëmarrje e shpejtuar), djersitje, të dridhura, ndjesi lodhjeje, vështirësi për të fjetur, vështirësi për tu përqëndruar apo menduar për çështje të tjera përveç problemit aktual, vështirësi për të kontrolluar shqetësimin që ndjeni.

TERAPI NË ÇIFT

Si çdo formë tjetër terapie, edhe terapia në çift synon të ulë nivelin e stresit të përjetuar dhe të përmirësojë funksionimin dhe komunikimin mes partnerëve. Disa nga arsyet që mund ti çojnë çiftët drejt fillimit të terapisë janë: debatet e përsëritura, vështirësitë për të menaxhuar situata stresuese apo emocionale, një ngjarje madhore si tradhëtia, mospërputhjet në vlera apo besime mes partnerëve apo pritshmëri të ndryshme nga lidhja. Procesi i mëson partnerëve si të komunikojnë më mirë dhe më qartë nevojat dhe shqetësimet e tyre, si të menaxhojnë ndjesitë negative dhe si të shprehin dashurinë ndaj njëri-tjetrit duke rritur kështu sërish nivelin e intimitetit mes tyre.

ABUZIMI ME SUBSTANCAT

Varësia është një sëmundje komplekse dhe ndikon në shumë fusha të jetës së një personi. Terapia ka si qëllim të ndihmojë personat që janë duke u trajtuar për reduktimin e përdorimit të substancave duke iu mësuar atyre aftësitë e nevojshme për të qëndruar në trajtim, si dhe për të menaxhuar problematikat e ndryshme që janë duke hasur në jetë, si pasojë e abuzimit. Procesi fokusohet në uljen e rrezikut për relaps dhe në rindërtimin e jetës së individit.

DEPRESION

Disa shenja të depresionit përfshijnë:
-Trishtim apo dëshpërim, humbje interesi apo kënaqësie për aktivitete që më parë ju pëlqenin, mungesë energjie apo lodhje e shtuar, vështirësi për të menduar, përqëndruar apo për të marrë vendime, ndjesi faji dhe pavlefshmërie, mendime mbi vdekjen apo vetëvrasjen, vështirësi për të fjetur ose fjetje me tepri, ndryshime në oreks.
Nëse jeni duke kuptuar që mund të keni disa nga shenjat e mësipërme, do të ishte e këshillueshme të flisnit me një psikolog në mënyrë që të filloni të ndiheni më mirë.

© 2024 by Armela Qafoku 

bottom of page