top of page

Ndonjëherë terapia nuk është për t’ju bërë të ndiheni më mirë

Ndonjëherë terapia nuk është për t’ju bërë të ndiheni më mirë

“E kam zhvilluar të gjithë terapinë në emision para gjithë publikut.” – Oprah Winfrey në një episod të Drew Barrymore Show, duke ju referuar shfaqjes së saj të suksesshme me po të njëjtin emër. 

E respektoj Oprah, por si një terapiste prej pothuajse 4 dekadash, mund t’ju them se shërimi i thellë nuk do të vijë thjesht nga të qënit një prezantuese e një emisioni televiziv si i Oprah. As nuk do të vijë duke lexuar libra “vetë-ndihmues”, duke folur me miqtë apo banakierin, duke bërë blerje, duke ecur apo duke ngarë biçikletën, duke luajtur muzikë ose duke bërë trajnime. Të gjitha këto patjetër që mund t’ju ndihmojnë me shërimin tuaj dhe mund të jenë terapeutike, mund të ulin stresin ose t’ju vendosin në një gjendje më të mirë mendore dhe emocionale afatshkurtër. Por asnjë nga këto nuk mund të krahasohet me shërimin dhe transformimin që mund të përjetoni nën drejtimin e një terapisti që është trajnuar posaçërisht për t'ju ndihmuar të shëroheni nga plagët tuaja. 


Çfarë është terapia? 


Le t’a fillojmë përkufizimin kështu: Terapia nuk është për t’ju bërë të ndiheni më mirë me veten menjëherë. Nuk është thjesht një proces intelektual apo psikoedukim. As nuk është thjesht t’i tregoni sekretet tuaja një dëgjuesi me zemër të madhe. 


Terapia e vërtetë do të sfidojë thellësisht ndjenjën tuaj të vetvetes, do t’ju detyrojë të përballeni me frikërat dhe lëndimet tuaja emocionale që kanë ardhur nga marrëdhëniet e kaluara me prindërit, partnerët, miqtë apo dhe persona të tjerë. Terapia nuk është asnjëherë një proces i rehatshëm, dhe nuk supozohet të jetë i tillë. Të gjithë kemi lindur për t’ju mbijetuar traumave që përjetojmë gjatë jetës, dhe këtë e bëjmë duke i groposur në pavetëdijen tonë dhe duke vazhduar ecjen para. Por kjo nuk do të thotë që kemi shmangur dëmin që këto trauma kanë shkaktuar. Ky dëm grumbullohet në mendjen dhe trupin tonë dhe mund të ndikojë negativisht në shumë aspekte të mënyrës si ndërveprojmë me të tjerët dhe mjedisin rrethues. Duke aplikuar mbrojtje terapeutike mund të lehtësojmë përkohësisht ndjenjat negative, si të thuash të vishesh me një fytyrë të lumtur, dhe të shmangim përballjen me çështjet më të thella. Por duke vepruar në këtë mënyrë rrezikojmë që mos t’a jetojmë asnjëherë jetën me të gjitha të mirat e saj, akoma më keq, mund të përjetojmë një krizë nervore shkatërrimtare. 


Njerëzit zakonisht vijnë në terapi kur ndjejnë se nuk mund të funksionojnë më plotësisht në jetën e tyre të përditshme, kur dhimbja e të jetuarit me plagët e tyre është më e madhe se frika e tyre për t’u ndjerë të pambrojtur, për t’u hapur ndaj njohjes dhe ripërjetimit të traumave.


Për informacion, çdokush e ka këtë frikë, madje dhe vetë terapistët. Për këtë arsye besoj me të vërtetë se të gjithë kanë nevojë për terapi të mirëfilltë, dhe jo thjesht mbrojtje terapeutike. 


Marrë nga: 

https://www.psychologytoday.com/us/blog/understanding-the-erotic-code/202312/sometimes-therapy-is-not-about-making-you-feel-better

bottom of page