
"The good life is a process, not a state of being."
Carl Rogers
Rreth Meje
Jam psikologe e licensuar nga Urdhri i Psikologut të Republikës së Shqipërise në fushën klinike dhe ushtroj profesionin si psikologe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dhe në praktikë private.
Eksperienca
Kam dhënë ndihmën time si profesioniste në disa fusha të rëndësishme të shëndetit mendor që përfshijnë punën më fëmijë me probleme të zhvillimit, punën në drejtesinë restauruese për të miturit në konflikt me ligjin, këshillimin dhe ndihmën psikologjike ndaj studentëve në rang universitar si dhe ofrimin e terapisë psikologjike për të rritur. Fokusi im është puna me problematika të shëndetit mendor si vështirësitë emocionale, ankthi, depresioni, abuzimi me substancat, dhe problemet në marrëdhëniet romantike.
Une & Ti Psychotherapy është një hapësirë virtuale në të cilën ndahen informacione dhe këshilla mbi shëndetin mendor të të rinjve e të rriturve, për individë apo çifte, si dhe informacion mbi procesin terapeutik dhe zvogëlimin e paragjykimit dhe diskriminimit ndaj kërkimit të ndihmës për të përmirësuar shëndetin mendor.

Më Kontakto
Adresa
Rruga e Barrikadave, pranë shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”, Tiranë








